Shoqata e te verberve te Shqiperise ishte nje nga organizatat qe u ftuan nga Federata e te verberve te Turqise per projektin e titulluar “ Homeros reading event” ne vitin e deklaruar nga qeveria e Turqise si viti i Trojes.
Ne saje te aktiviteteve qe zhvilloheshin ne Turqi per kete vit simbolik dhe Federata e te verberve te Turqise ne bashkpunim dhe mbeshtetje te Unionit boteror te te verberve organizoi “Homeros reading event” duke qene se edhe vete autori I vepres “Iliada” Homeri ka qene i verber.
Ne kete projekt moren pjese organizatat e te verberve nga e gjithe bota si nga Shqiperia, Kosova, Serbia, Gjermania, Irlanda, Amerika, Kanadaja, Zelanda e re, Japonia, Turqia, etj.
Çeshtja kryesore e ketij aktiviteti ishte promovimi dhe leximi i vepres se shkruar nga Homeri si edhe konferenca e mbajtur ne ambjentet e universitetit te Canakkale-se ku u diskutua per hapat dhe veshtiresite qe kane hasur organizatat e personave te verber ne te gjith boten dhe si i’u eshte dhene zgjidhje problemeve te ndryshme ne vende te ndryshme, si edhe u diskutua mbi sfidat qe te verberit kane ne te gjith boten.
Gjate ketij aktiviteti i cili zgjati 5 dite, ne si perfaqesues nga Shoqata e te verberve te Shqiperise me ne krye presidentin e SHVSH-se, Av.Ardjan Hysa, morem pjese ne takime me shume nga presidentet dhe perfaqesuesit e organizatave te ndryshme qe ishin pjese e aktivitetit. Disa nga takimet ishin ato me Presidentin e Federates se te Verberve te Turqise z Turhan, me presidentin e Unionit boteror te te verberve, me presidentet e shoqatave te te verberve te Rumanise, Serbise, Kanadase, Turqise dhe Unionit boteror te te verberve, si dhe nje takim jashtzakonisht i rendesishem i inicuar nga presidenti i SHVSH u mbajt nje tryeze me te gjithe perfaqesuesit e organizatave qe moren pjese ne kete projekt ku u diskutuan ceshtje te ndryshme.
Nga Shoqata e te verberve te Shqiperise moren pjese; Presidenti I SHVSH-se Av. Ardjan Hysa, anetari i presidences z Besim Canameti, Kryetari I forumit rinor te te verberve dhe anetari I Keshillit Kombetar z Jonit Ferhati, Pirro Gjini anetar i Keshillit Kombetar, Ervin Muha anetar i Keshillit Kombetar dhe koordinator per qarkun e Tiranes, Marsona Tace anetare presidence dhe e Keshillit Kombetar, Vilma Delaj anetare e Keshillit Kombetar, Gjergj Smakaj Administratori Kombetar i SHVSH, Ervis Muha anetar i SHVSH dhe Pal Brigjeja kryetar i deges se SHVSH Shkoder.
Vlen per tu theksuar fakti se pjesemarrja ne kete aktivitet, pra qendrimi, levizja neper vende historike, etj ishte e mbuluar nga Federata e te Verberve te Turqise. Nga kjo federate u be edhe rimbursimi i karburantit te minibusit qe ne kishim marre ne dispozicion per transportin tone nga Tirana ne Canakkale dhe ne kthim, ndersa shpenzime te tjera si pagesa e minibusit per ditet qe ishte ne dispoziocionin tone u be individualisht nga ana e te gjithe personave pjesemarres nga SHVSH.
Marrja pjese ne nje projekt te tille solli nje mundesi shume te mire per ngritjen e kontakteve midis SHVSH dhe shume organziatave te tjera dhe mund te kete dhe bashkpunime ne te ardhmen me ndonjeren prej tyre.
Ky raport u be per te ofruar nje informacion te pergjithshem per ju.
Me respekt
Administratori Kombetar
Gjergj Smakaj