Informacion mbi egzaminimet dhe organizimin e komisioneve mjekesore rajonale te
caktimit te aftesise per pune.
Ne zbatim te nenit 102 pika 4 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, mbeshetur ne ligjin nr 9106, date 07.07.2003 “Per sherbimin spitalor ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar”.
Urdheroj:
Spitalet Rajonale duke filluar nga data 02.01.2018, te kryejne egzaminimet per rikomisionimet prane komisioneve Mjekesore te Caktimit te Aftesise per Pune Rajonale, si vijon;
- Per semundjet e syve, fundus okuli, OCTA, Visus me dhe pa korigjim, fusha visive.
Spitalet Rajonale duhet te perditesojne te dhenat mbi numrin e egzaminimeve te percaktuar ne piken 1 te ketij urdheri.
Ky informacion duhet te dergohet cdo muaj prane Drejtorise se Programeve te Zhvillimit te Shendetesise dhe Mbrojtes Sociale, Sektori i programeve te Zhvillimit te Sherbimit Spitalor.
QSUT “Nen Tereza” , do te pranoje pacientet per egzaminime te metejshme vetem pasi te jene referuar paraprakisht nga mjeket e spitaleve rajonale.
Ngarkohen per zbatimin e ketij urdheri Spitalet Rajonale, QSUT ”Nen Tereza”, dhe FSDKSH
Ne kete urdher te cilin e keni bashkengjitur(me foto) jane te parashikuara per te gjitha kategorite se cilat jane egzaminimet qe duhet te kryejne.