Dita Ndërkombëtare e Shkopit të bardhë
15 Tetori njihet ne te gjithe boten si dita Nderkombetare e Shkopit te Bardhe e cila simbolizon perpjekjet e pesonave te verber per permiresimin e standartit te te drejtave te tyre.
Kjo dite daton ne vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nenshkroi Deklaraten e cila sanksiononte te drejten e personave te verber per te qene te barabarte dhe te gjithperfshire ne shoqeri dhe masat qe institucionet pergjegjese duhet te merrnin per te lehtesuar dhe respektuar kerkesat e ketij komuniteti.
Edhe ne vendin tone, prej disa vitesh, individet me shikim te kufizuar nen kujdesin e Shoqates se te Verberve te Shqiperise dhe Qendres Kombetare te Rehabilitimit te te Verberve, e kremtojne kete dite. Ne menyre te vecante, kjo dite i bashkon ata veprimtari te ndryshme ne nivel lokal e kombetar qe kane per qellim sensibilizimin e institutcioneve shteterore dhe shoqerise per permisimin e realizimit ne praktike te te drejtave qe atyre u jep statusi I te verberit, por sherben per promovimin e vlerave qe keta persona mund te ofrojne ne shoqeri.
Eshte fakt pozitiv qe ka nje rritje te ndjeshmerise se shoqerise dhe institucioneve shteterore shoqerine ndaj personave te verber por arritja e standarteve bashkekohore qe rekomandojne dokumentat nderkombetare per te drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar kerkon me shume pune. Problematika te tilla si aksesi ne informim, arsimi i integruar, punesimi, gjitheperfshirja ne aktivitete kulurore e sportive, krijimi i kushteve per levizjen autonome te personave te verber ne rruge e kudo, jane ende te brishta ne shoqerine tone.
Per kete vit per te kremtuar 15 Tetorin u zhvilluan keto aktivitete ne Tirane:
Ne oren 10, ne bulevard, u zhvillua nje aktivitet me pjesmarrjen e personave te verber nga Tirana , ku nepermjet shetitjes se tyre te lire me simbolin e shkopit te bardhe kane manifestuar kerkesat e tyre per me shume integrim ne shoqeri.
Ne oren 12.00, ne Kuvend, drejtuesit e Shoqates u priten ne nje takim nga z.Gramoz Ruci, cili degjoi kerkesat e Shoqates.
SHOQATA E TE VERBERVE TE SHQIPERISE
Presidenti
Av.Ardjan Hysa