Fran Gjolaj, Zv/President i Shoqates se te Verberve i ftuar në studion e Fax News në ditën botërore të “ Shkopit të bardhë” ka sqaruar problematikat që prekin të verbërit në vendin tonë. Fran Gjolaj teksa zbulon simbolikën e “Shkopit të Bardhë” shprehet se shumë persona që e përdorin, fshehin një potencial të madh për gjithë shoqërinë. Gjolaj thekson se të verbërit në Shqipëri e kanë shumë të vështirë, për faktin që infrastuktura e vendit është aspak e mirë për ‘normalët’, jo më për ata.
Teksa komenton problematikat, Gjolaj thekson se shteti i detyrohet shumë pagesa të vonuara të verbërve që datojnë që nga viti 2005. Për të nëse shteti nuk ka mundësi t’i paguajë shumat e mëdha që i detyrohet të verbërve, mund edhe t’i japë pak nga pak.
“Jam pjesë e bordit krijues të shoqatës që në fillimet e para. Me problemet sociale për t’i lehtësuar sa më pak gjendjen sociale. Tani pasi është ndryshuar kjo pagesë nuk është bërë rritje. Kryetari i Parlamentit zoti Ruçi na ofroi takim. Ne kemi bërë takime me ministrat e Mirëqenies, Klosin në vition 2014-2015 dhe kur ka qenë Olta Xhaçka.
Në vitin 2005 u rritën rrogat minimale por nuk u rritën pagesat tona. Kjo që bëri është krijimi i një borxhi ndaj personave të verbër. Në pamundësi për të bërë këtë kompensim, është e padrejtë se ministria e pranon si detyrim dhe nuk t’i japim. Shumë rrethe, Pukë, Tropojë kanë kërkuar me vendime të formës së prerë.
Ne nuk kërkojmë të mos i marrim menjëherë nëse qeveria nuk ka mundësi t’i paguajë. Zoti Ruçi mori parasysh të trajtojë të gjithë kërkesat tona”, thekson ai. /faxweb.al