Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve, shkurt BKV, eshte qendёr e shёrbimeve tё aksesit nё informacion sipas formateve tё pёrcaktuara nё statutin e saj. Aksesi ne informacion realizohet qe ti jape mundёsi informimi te verberve nёpёrmjet tё dёgjuarit, tё prekurit dhe shikimit tё kufizuar pёr pёrdorimin e librave, revistave dhe çdo forme tjetёr botimi nё shkrim tё rrafshёt normal. Per kete vijne ne ndihme formatet e aksesueshme sic ёshtё shkrimi brail, shkrimi i zmadhuar, leximi me zё dhe prezantimi nё reliev.
Nje nga objektivat kryesore te BKV-së eshte:
Tё vendosё nё dispozicion libra, revista, gazeta nё format brail, audio, shkrim tё zmadhuar e nё reliev pёr tё gjithё qytetarёt e verbёr tё Shqipёrisё.
Per kete arsye BKV, kerkon vullnetare qe kane deshire te japin kontributin e tyre ne leximin e librave me qellim realizimin e tyre ne format audio per personat e verber.
Te interesuarit mund te paraqiten prane zyrave te Shoqates se te Verberve te Shqiperise, rruga Nikolla Lena, Nr.62, Tirane ose te kontaktojne ne:
Email: [email protected]
Telefon: 0697329029