Tirane me 27.12.2019
Deklarate e ShVSh
Shoqata e te verberve te shqiperise shpreh shqetesimin e thelle qe perqendrimin e qeveresi ndaj
personave me aftesi te kufizuar dhe vecanerisht ndaj te verberve.
Situata sociale-ekonomike dhe te drejtat themelore te njeriut per personat me aftesi te kufizuar eshte
agravuar ne menyre te pa krahasueshme per cdo situate tjeter te meparshem. Komuniteti Special i
Kombeve te Bashkuara per te drejtat dhe personat me aftesi te kufizuar ka vleresuar punen e qeverise
dhe situaten aktuale si tej te rende e te papranueshme. Shprehim shqetesimin e thelle lidhur me
ankesat e te panumerta te te verberve dhe personave tjere me aftesi te kufizuar ne shumicen e
bashkive te vendit ne jug dhe ne veri per mungesen e financimit per realizimin e pagesasen e muajit
dhjetor per personat me aftesi te kufizuar.
Sjellim ne vemendje te qeverise se realizimi i pagesave brenda muajit esht detyrim ligjor, ndersa mos
realizimi i tyre perben shkelje te renda ligjore. I bejme thirrje prokurise qe te hetoje dhe te vendose
perpara pergjegjesise personat pergjegjes per shperdorimin e detyres se tyre.
Pergezojme qeverine per shperblimin e rastit te vitit ri per pensionistet, invalidet e punes dhe ato me
pension social. Por pavarsisht nga kjo ne jemi te shqetesuar per politikat diskriminuese te ndjekura
ne vazhdimsi. Reforma e ndermarre me VKM 380 dt 5.6.2019 synon uljen e pagesave ne masen 27%
te buxhetit per PAK.
Mungesa e shperblimit per vitin e ri eshte forma e hapur dhe e pajustifikushem e diskriminit te PAK me
pensionistet e tjere.
I bejme thirrje qeverise qe te rishikoje qendrimin e saj ndaj personave me aftesi te kufizuar.