Ky ibrik ka të integruar një zë të qartë mashkullor. Bën matje metrike në litra dhe në mililitra. Përdoruesi mund të zgjedhë vetë sipas dëshirës tipin e lëngut që do të matet, si qumështi, uji, vaji etj. Përmbajtja e ibrikut mund të tregohet me zë duke shtypur një buton ose dhe automatikisht në momentin sa është hedhur lëngu. Një buton me funksion balancues përdoret për të nisur matjen e lëngut nga zero, në momentin kur ne kemi hedhur një sasi të caktuar lëngu dhe duam të shtojmë përsëri pa e derdhur atë. Përmban funksionin e kalibrimit të ibrikut për cdo lëng ose për cdo përbërje lëngjesh. Pjesa e mbajtjes së lëngjeve të ibrikut mund të hiqet lehtë për tu pastruar. Volumi i zërit është i ndërrueshëm. Punon me bateri të ndërrueshme.