Skaneri dhe lexuesi Sara është një zgjidhje shumë e mirë dhe lehtësuese për të lexuar një variete të gjithë maerialeve të printueshme që përfshijnë librat, gazetat, revistat etj. Ne mund të fillojmë ta përdorim menjëherë pa kërkuar ndonjë trajnim ose eksperiencë të mëparhme. Ajo është shumë e thjeshtë në përdorim. Vetëm vendosim librin ose gazetën në skaner dhe shtypim butonin e skanimit dhe Sara automatikisht njeh tekstin dhe e lexon menjeherë. Gjatë leximit ne mund të përshtasim shpejtësinë e zërit dhe volumin e zërit. Nëse ne duam që dokumentin që lexohet ta analizojmë me detaje mund të bëjmë pause dhe përdorim butonat e navigimit për ta lexuar rresht për rresht dokumentin. Gjithashtu ne mund të lexojmë dhe një fjalë të vetme për ta kuptuar atë më mirë. Të verbërit dhe personat që nuk dëgjojnë por kanë shikim të pjesshëm kanë disa opsione për të lexuar me Sara-n duke e lidhur atë me një ekran tjeter braili nëpërmjet portës usb. Karakteristikat e lexuesit Sara:
- -Skanon dhe lexon dokumenta të madhësive të ndryshme.
- -Butoni intuitiv Help ndihmon për të shpjeguar funksionin e cdo butoni tjetër.
- -Ruan dokukmentat dhe skanimet në cd.
- -Lexon librat që ne kemi ruajtur në CD dhe gjithashtu lexon libra të formatit DAISY.
- -Përshtat sipas dëshirës zërin natyral femëror dhe mashkullor duke përfshirë shpejtësinë e leximit dhe nivelin e volumit të zërit.
- -Për personat me shikim të ulët Sara jep mundësine e lidhjes së skanerit me një monitor kompjuteri ku të jep mundësinë e zmadhimit të shkrimit, ndryshimin e ngjyrave të sfondit të leximit, madhësisë etj.
- -Suporton skanimin dhe leximin e dokumentave në një variete gjuhësh sic jane:U.S. English, British English, Australian English, Belgian Dutch, Brazilian, Danish, Continental French, Canadian French, German, Italian,Norëegian, Polish, Portuguese, Basque, Czech, Turkish, Greek,Russian, Castilian and Latin American Spanish, Finnish, and Swedish.