
Pajisja step hear është një pajisje inteligjente që ndihmon që individët me probleme në shikim për të gjetur rrugën dhe për të marë informacione rreth vendit ku pajisja është e montuar. Karakteristikat e Step Hear janë: Ajo përbëhet ng dy pjesë, pjesa bazë dhe pjesa aktivizuese të cilat që të dyja janë transmetues. Pjesa e aktivizimit që mbahet në dorë në formën e një ore ka tre butona ku secili ka një funksion të ndryshëm. Kur një person afrohet afër njësisë Step Hear, aktivizuesi i cili mbahet në dorë fillon të dridhet dhe lëshon një sinjal duke treguar që një njësi Step Hear ndodhet afër. Duke shtypur një buton që ka aktivizuesi që mbahet në dorë nga përsonat e cakëtuar bën të mundur aktivizimin e bazës Step Hear duke lëshuar një mesazh të cakëtuar që është regjistruar në të më parë ose duke ndryshuar driën e kalimit në jeshile. Një person mund të drejtohet në drejtimin e saktë të njësisë psh: të një hyrje duke dëgjuar mesazhin zanor. Ky mesazh mund të jepet disa herë rradhazi duke shtypur butonin e aktivizuesit.