Tirane me 23.07.2020
Urdher!
Lenda: Mbi mbajtjen e Mandat Arketimeve per kuotat e anetareve te deges
Drejtuar: Kryetareve te degeve, sekretareve, Kordinatoreve te Rajoneve
Te nderuar Zonja dhe Zoterinj .
Ne saj te rritjes se transparences ndaj anetareve te SHVSH, shmangies se abuzimeve si edhe shmangies se keq informimit te te verberve, marrjen e pagesave nga persona te tjere ne emer te SHVSH, etj, kemi vendosur qe Mandat Arketimet qe do te leshohen per kuotizacionin te dergohet nga qendra dhe do te jete me vule te zyrave qendore (modeli bashkengjitur)
Ne zbatim te ketij Urdhri te gjitha deget e SHVSH duhet qe te afishojne ne ambjentet e zyrave te tyre Listat e anetarev te deges per vitin aktual si edhe per vitin para ardhes, modelin e mandate arketimit te cilin duhet te marrin ne dege ne momentin e pageses se kuotes se anetaresise, si edhe njoftimin bashkengjitur kesaj shkrese.
Ngarkohen Kordinatoret e Rajoneve per ndjekjen me kujdes te zbatimit te ketij urdhri nga te gjitha deget qe kane ne varesi te tyre, si edhe krahas njoftimit qe do te nxirret ne faqen e intenetit te SHVSH www.shvsh.org.al te marrin kontakt dhe te informojne sa me shume persona qe te jete e mundur per llojin e mandatit qe duhet te marrin prane deges ku paguajne kuoten e anetaresise, si edhe rendesine qe ka mbajtja e ketij mandate deri ne fund te periudhes se vlefshmerise se tij, ne menyre te tille qe te identifikohen me lehte te gjithe anetaret e SHVSH dhe ndihma qe jepet ne rritjen e transparences dhe shmangjes se abuzmieve me kuotat e anetaresie.
Duke filluar nga data 01.09.2020 e ne vazhdim te gjith mandate arketimet qe do te leshohen nga kryetaret e degeve, apo sekretaret te cilet nuk do te permbajne Vulen e SHVSH do te jene te pa vlefshem dhe do te mbajne pergjegjesi direkte pasi qe do te konsiderohet si abuzim me te ardhurat qe te verberit kane, si edhe shkelje e rende ndaj SHVSH.
Me Respekt.
Administratori Kombetar - Gjergj Smakaj