PocketViewer është i thjeshtë në përdorim. Ai mbahet në një dorë, duke e vënë në kontakt njëherësh në të dyja shiritat metalik që ndodhen njëri lart dhe tjetri poshtë pajisjes dhe duke e zhvendosur syrin e kameras përgjatë tekstit apo imazhit. Lentet e kameras së vogël njëherazi e transmetojnë imazhin në ekranin LCD, ku ne mund ta përshtasim që ta shikojmë në formë negative ose me ngjyra sipas dëshirës. PocketViewer bën të mundur zmadhimin e imazhit deri në 7 herë. PocketViewer vjen me aksesorët e tij:
- Karikuesi universal sëbashku me pinët karikues.
- Çantë mbajtëse.
- Guidë përdorimi.