Në datë 29.03.2021 u zhvillua aktiviteti i dyte i projektit "Zeri Jot Degjohet"
Marrja e sherbimeve te posacme per qytetaret e verber eshte nje domosdoshmeri. Kjo ishte fjalia kryesore e cila u shpreh nga pjesemarrsit ne kete aktivitet. Duke qene se tashme prej shume vitesh sherbimet speciale/te posacme per te verberit nuk ofrohen u ka krijuar ketyre qytetareve nje sere veshtiresishe dhe rritje te madhe te barrierave qe verberia i'u ka shkaktuar. Durresi pervec pandemise fillimisht u godit edhe nga termeti, dhe kjo pati nje ndikim tejet negativ edhe per qytetaret e verber duke u izoluar, ose duke gjetur mbeshtetje me shume nga OJF-te se sa nga organet pergjegjese per ofrimin e sherbimeve ndaj tyre.
Mungesa e sherbimeve speciale dhe mungesa e aksesit te drejt perdrejte ne sherbimet e tjera qe ofrohen nga organet kompetente lokale ka ndikuar qe keta qytetare te mos arrijne te jene te pa varur ne jeten e tyre persa i perket aksesueshmerise ne levizje, ne informacion, etj.
Ne kete aktivitet u vu re serish qe duhet akoma jashtezakonisht shume pune persa i perket dhenjes se sherbimeve ndaj qytetareve te verber te ketij qyteti, llojet e sherbimeve qe ata kane nevoje dhe domosdoshmeria e gjetjes se rrugeve efikase per ofrimin e sherbimeve te posacme sa me cilesore dhe nemenyren dhe kohen e duhur.
Projekti Zeri Jot Degjohet po vihet ne zbatim nga Shoqata e te Verberve te Shqiperise #SHVSH dhe u mbeshtet nga @UNDP Albania, me grantet e projektit "Askush te Mos Mbetet Pas/Leave no One Behind" ( #LNB ), i cili eshte program i perbashket i @United Nation Albania, dhe i financuar nga Agjencia zviceriane për zhvillim dhe Bashkëpunim. (SDC) dhe @Embassy of Switzerland in Albania