Marrëveshje bashkëpunimi ndërjmet shoqatave të PAK dhe PD

Foto e kopertinesMarrëveshje mes palëve

Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim“PD-AN”,përfaqësuar nga Kryetari Z. Lulzim Basha;

Organizata Përfaqësuese të Personave me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga kryetarët respektivë të listuar, si më poshtë:

Shoqata e Invalidëve të Punës, përfaqësuar nga Kryetari Z.Abdulla Omuri;

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, përfaqësuar nga Presidenti Av.Ardjan Hysa;

Shoqata e Personave me Dëmtime në Shtyllën Kurrizore të Shqipërisë, përfaqësu- ar nga Z.Sokol Murataj;

Forumi i Grave të Verbëra të Shqipërisë, përfaqësuar nga Znj.Drita Troplini;

Aleanca e Prindërve të Fëmijëve të Përsonave me Aftësi të Kufizuar dhe Hand- ikapëve Mendorë, përfaqësuar nga Znj.Blerina Rusta;

Forumi i Rinor i të Verbërve të Shqipërisë, përfaqësuar nga Z.Jonit Ferhati;

Klinika Ligjore Instituti Kombëtar i Ekspertizës së Pak, përfaqësuar nga Sekretari Z.Halil Cakoni

Forumi Rinor i Personave me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Z.Ervin Muho.

Agjencia e Parandalimit të Verbërisë, përfaqësuar nga Znj.Esmeralda Murati;

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të Aftësisë së Kufizuar, përfaqësuar nga Z.Albert Pupe;

Biblioteka Kombëtare e të Verbërve, përfaqësuar nga z.Armand Nezha;

Bashkimi Shqipëtar i Organizatave të Aftësisë së Kufizuara, përfaqësuar nga Presidenti Dr.Av.Sinan Tafaj


Hyrje

Palët e lartëpërmendura, pasi kanë biseduar e negociuar gjatë gjithë kohës së nevojshme për këtë qëllim, kanë rënë dakord, që në funksion të objektivave dhe qëllimeve të poshtëshënuara, me vullnetin e tyre të lirë, të nënshkruajnë këtë Marrëveshje:


–––

1. Ne, përfaqësuesit e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri Dhe

Partia Demokratike, Aleanca Për Ndryshim “PD-AN”

Duke njohur faktin se Personat me aftësi të kufizuara kanë një status social-ekonomik të rënduar dhe janë të përjashtuar dukshëm nga jeta aktive e përditshme;

Duke njohur faktin se standarti i jetesës së tyre paraqitet në kufijtë e varfërisë;

Duke njohur faktin se shërbimet e posaçme mbështetëse janë thuajse inekzistente, shërbime të cilat janë transferuar te pushteti vendor dhe që nuk financohen nga transfertat qeveritare, por nga burimet e vetë Njesive të Qeverisë Vendore, të cilat janë mjaft të limituara për të ofruar këto shërbime;

Duke njohur faktin se pranë institucionit të pushtetit vendor mungojnë strukturat dhe kapacitetet insti- tucionale, teknike dhe profesionale, për ofrimin e këtyre shërbimeve dhe me ligj janë injoruar disa lloj shërbimesh sociale me karakter kombëtar, të cilat praktikisht dhe teknikisht nuk mund të ofrohen nga pushteti vendor, për shkak të karakterit dhe natyrës së tyre, siç janë shërbimet për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara dhe atyre shqisore;

Duke njohur faktin se përfshirja në sistemin publik të arsimit, veçanërisht të të verbërve dhe paraplegjik- ëve dhe tetraplegjikëve, është reduktuar në mënyrë drastike në krahasim me periudhën para vitit 2014, për shkak të qëndrimeve politike agresive dhe ndryshimit të mendimeve ku përjashtohet mbështetja e organiza- tave përfaqësuese;

Duke njohur faktin se, punësimi i personave me aftësi të kufizuara, nuk ka asnjë përparim që nga vitit 2013 për shkak të mungesës së politikave konkrete dhe ndryshimeve regresive në ligj;

Duke njohur faktin se, politikat e qeverisë nga viti 2013 e në vazhdim kanë pasur karakter denigrues dhe kanë cënuar dinjitetin njerëzor të PAK, duke rritur përjashtimin shoqëror dhe kufizuar ndjeshëm aftësinë e këtyre individëve për të vendosur vetë për veten e tyre;

Duke njohur faktin që politikat e qeverisë, nëpërmjet ndryshimeve ligjore, kanë transferuar tek të tretët, të drejtën për mbrojtjen e interesave, ofrimin e shërbimeve, jo vetëm për Personat me aftësi të kufizuara, por edhe për familjet e tyre;


Duke njohur faktin se qeveria ka tentuar të bëjë reformë në fushën e pagesave të personave me aftësi të kufizuara, me qëllim uljen e shpenzimeve buxhetore;

Nisur nga fakti që kjo reformë ka dështuar plotësisht, pasi nga njëra anë ka cënuar disa nga të drejtat dhe standartet e realizuara për më shumë se 20 vjet dhe nga ana tjetër ka dështuar të ngrejë një sistem efikas vlerësimi të kontrollit, duke realizuar reduktimin e pagesave për PAK nëpërmjet riemërtimit të tyre, duke bërë kështu që pagesat sociale, që jepeshin për të përballuar barrierat që sjell aftësia e kufizuar, të kthehen thjesht në pagesa ekonomike për mbijetesë;

Duke njohur faktin që, si rezultat i këtyre politikave, është rritur përjashtimi shoqëror brenda familjes së PAK, si për shkak të mentalitetit ashtu dhe për shkak të dobësimit social dhe ekonomik të tyre;

Nisur nga fakti se qeveria me vullnet të plotë nuk ka bashkëpunuar me organizatat përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuar, duke i përjashtuar këto të fundit nga të gjitha proceset gjatë 6 viteve të fundit;

Nga të gjitha faktet e renditura më sipër, si sot në opozitë ashtu edhe në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Ndryshim “PD-AN” do të jenë shumicë politike qeverisëse,

Deklarojmë me Përgjegjësi të Plotë Publike, se Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Ndryshim “PD-AN”, do të angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fortë dhe të menjëhershme ndaj personave me aftësi të kufizuara, nëpërmjet:

Ndërtimit të një marrëdhënie besimi të qëndrueshëm me Personat me aftësi të kufizuara dhe shoqatat e tyre përfaqësuese, me qëllim realizimin e një trajtimi miqësor, me dinjitet dhe respekt reciprok midis anëtarëve të komunitetit të PAK, qytetarëve shqiptarë dhe qeverisjes qëndrore dhe lokale;

Materializimit si në bazën ligjore ashtu edhe në praktikën qeverisëse të frymës kundër cdo diskriminimi, fyerje, shkelje të barazisë, etj;

Aksesueshmëri në mjedise, transport, informim dhe komunikim për Personat me aftësi të kufizuara të të gjithëkategorive, përfshirë Personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore, personat me probleme në shikim, në të folur dhe dëgjim, aftësi të kufizuara intelektuale;


Aftësim dhe riaftësim/rehabilitim profesional, punësim e shërbime mbështetëse për punësim për Personat me aftësi të kufizuara ;

Pjesëmarrje në jetën politike dhe publike, përmes garantimit të pjesëmarrjes në votime, por edhe në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet;

Plotësim të kuadrit ligjor dhe ligje të zbatueshme që personat me aftësi të kufizuara(PAK) të mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre;

Ngritjen e shërbimeve për PAK në çdo bashki.


Brenda 6 muajve të para të qeverisjes do të merren këto masa:

Do të korrigjohen përkthimet e gabuara në “Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e PAK”, konkretisht paragrafi i fundit i nenit 29 dhe paragrafi i parë i nenit 32;

Do të normohen dhe rregullohen teknikisht, organizimi dhe përfaqësimi i personave me aftësi të kufizuara, nga organizatat e tyre përfaqësuese sipas parashikimit të neneve 4 dhe paragrafi i fundit të nenit 29 të “Konventës së Kombeve të Bashkuar për të drejtat e PAK”;

Do të shfuqizohen përcaktimet dhe përkufizimet e ligjit 93/2014, dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj, të cilat kanë cënuar të drejtën e përfaqësimit për Personat me aftësi të kufizuara, duke i dhënë Kryeministrit të drejtën për të përcaktuar interlokutoret mes tij dhe grupit PAK;

Do të ndryshojnë dhe saktësohen dispozitat në ligjin 93/2014 që kanë keqinterpretuar të drejtën e vendimarrjes të PAK, mbështetjen e institucioneve publike ndaj abuzimit dhe interesave sipas parashikimit të nenit 12 të Konventës;

Do të ndërhyhet në legjislacionin aktual për të garantuar akses të drejtë për personat me aftësi të kufizuara, për t'i garantuar një status të barabartë para ligjit, duke përmirësuar legjislacionin penal, administrativ, civil dhe të noterisë;

Gjithashtu në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Ndryshim “PD-AN”, do të jenë shumicë politike, qeverisëse, angazhohen, se:


Çdo reformë, ndryshim apo përmirësim të akteve ligjore dhe nënligjore, të garantojë statuset, të drejtat si dhe mbështetjen financiare aktuale me synim përmirësimin e tyre në përputhje me mundësitë dhe rrethanat ekzistuese;

•Reformat në fushën e edukimit, arsimit, punësimit, të gjithë përfshirjes dhe sidomos të ofrimeve te shërbimeve, do të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me organizatat përfaqësuese të PAK, duke ju njohur këtyre të fundit një status ligjor të posaçëm dhe duke përfshirë në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse institucionet dhe ekspertizë nga universitetet dhe institucionet e tjera akademike;

Do të demaskojë politikat e qeverisë aktuale të ndjekura që nga ardhja e saj në pushtet, duke marrë këto masa:

Hetimi i shkaqeve, ndikimeve dhe influencave që kanë çuar në ndërtimin e një legjislacioni diskriminues e përjashtues për Personat me aftësi të kufizuara;

Kontrolli administrativ dhe hetimi i përdorimeve të fondeve publike dhe të donatorëve në bashkëpunim me institucionet publike për ofrimin e shërbimeve për PAK, vecanërisht ato të avokatisë, ndërgjegjësimit, në fushën e arsimit dhe të punësimit;

Hetimi dhe publikimi i krijimit nga qeveria dhe institucionet e saj të varësisë të rrethanave të përshtatshme dhe favoreve ndaj personave të tretë dhe organizatave për PAK, që kanë abuzuar në emër dhe për interes të personave me aftësi të kufizuara, si dhe do të synojë të konstatojë ekzistencën dhe funksionimin e një rrjeti mafioz;

Do të marrë çdo masë për të dhënë mbështetje të posaçme çdo individi me aftësi të kufizuar të prekur nga Covid- 19. Duke angazhuar në mënyrë konkrete për çdo rast, shërbimin përparësor në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Social Shtetëror;

Do të rimbursojë familjen e personit me aftësi të kufizuara, me kujdestar për të përballuar pasojat e kombinuar nga Covid- 19 me ato të aftësisë së kufizuar;

Do të japi përparësi në ofrimin e sherbimeve të posaçme Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke vazhduar praktikën e ndërprerë nga mosrinovimi në vitin 2014 të Vendimit nr. 643 datë 30.09.2004, të Këshillit të Ministrave, për ofrimin e shërbimeve të Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve.


Shoqatat përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara angazhohen:

Në promovimin dhe mbrojtjen e individëve me aftësi të kufizuara pranë forcës politike nënshkruese të kësaj marrëveshje, institucioneve publike dhe atyre të medias;

Në dhënien e asistences për hartimin e politikave elektorale, programeve të qeverisjes si dhe në hartimin e akteve ligjore e nënligjore të institucioneve publike ligjvënese dhe ekzekutive;

Të mbështesin dhe bashkëpunojnë për zhvillimin e reformës në fushën e pagesës së aftësisë së kufizuar me motivin e qartë, që të shkojë “haku tek i zoti”, dhe të shmanget abuzimi me çdo qindarkë, nëpërmjet ndërtimit të një sistemi efikas për vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe përjashtimin e cdo rasti abuziv;

Të mbështesin dhe bashkëpunojnë për zhvillimin e një reforme të thellë në fushën e të drejtave (sipas Konventës), formimit profesional dhe nxjitjen e punësimit për Personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet studimeve të thelluara mbi mundësitë dhe kapacitetetet për formimin profesional për PAK, fushat ekonomike më të përshtatshme dhe përqasjen ndaj eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara;

Të promovojnë këtë marrëveshje si një alternativë dhe mundësi për garantimin e sigurisë juridike, mbrojtjes më të mirë dhe të sigurt të interesave të tyre, si dhe përmirësimit progresiv të standarteve sociale, ekonomike, të barazisë dhe gjithë përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara.

PËR KËTË QËLLIM:

Partia Demokratike, Alenaca për Ndryshim “PD-AN” dhe Shoqatat Përfaqësuese të Personave me Aftësi të Kufizuara, bien dakord se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe respektimit të të drejtave të plota të personave me aftësi të kufizuara, mund të vendosim drejtësinë sociale për këtë shtresë të shoqërisë;

Palët nënshkruese kanë rënë dakord të punojnë sëbashku për të përmbushur të gjitha objektivat e përfshira në këtë marrëveshje;

Palët nënshkruese angazhohen të informojnë dhe të konsultohen me njëra-tjetrën, për përmbushjen në kohë të angazhimeve të përmendura në këtë Marrëveshje;


Palët garantojnë njëra –tjetrën se do t’i qëndrojnë besnike kësaj marrëveshje dhe se nuk do të kryejnë veprime te cilat cënojnë interesat e njerës nga palët. Veprimet, mosveprimet apo qëndrimet që do cënojnë këtë marrëveshje nga individë apo deri në 1/3 e organizatave nënshkruese nuk do të cojnë në vlerësimin dhe prishjen e kësaj Marrëveshje;

Palët e përfshira në këtë Marrëveshje, gëzojnë të drejtat të kërkojnë në çdo kohë informacion të plotë si dhe përmbushjen e këtyre angazhimeve, duke ndërmarrë çdo veprim që e gjykojnë të nevojshëm, për të garantuar realizimin e tyre.

Palët bien dakord që të emërojnë përfaqësuesit e tyre si mbikëqyrës për zbatimin e kësaj Marrëveshje, të cilët informojnë periodikisht për ecurinë e zbatimit të saj;

Në rast se gjatë zbatimit të Marrëveshjes lind nevoja për shtimin apo ndryshimin e përmbatjes së kësaj Marrëveshje, secili përfaqësues mbi bazën e pëlqimit të të përfaqësuarve të vetë, ka të drejtë të nënshkruajë ndryshimet përkatëse;

Për këtë qëllim, do të ngrihet një Këshill bashkëpunimi i përbërë nga 6 anëtare, dy prej të cilëve do të jenë bashkë-kryetarë, një bashkë-kryetar përfaqësues i Partisë Demokratike, Aleancës për Ndryshim “PD-AN” dhe një bashkë-kryetar përfaqësues i shoqatave të personave me aftësi të kufizuara. Ky Këshill mblidhet si rregull cdo 6 muaj, apo sa herë që vlerësohet e nevojshme nga palët me qëllim mbajtjen e qëndrimeve politike / publike të një rëndësie të veçantë.


Gjithashtu, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim “PD-AN” angazhohen, si sot në opozitë, ashtu edhe kur të jenë shumicë politike qeverisëse, se do të mbështesin, në frymën e këtij dokumenti, veprimet dhe aksionet e Shoqatave Përfaqësuese të Personave me Aftësi të Kufizuara për mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

Shoqatat Përfaqësuese të Personave me Aftësi të Kufizuara angazhohen, që nga ky moment për të zhvilluar takime informuese dhe këshilluese me partnerët dhe degët e tyre në çdo qytet të Shqipërisë.

Me garancinë për përmbushjen e plotë të saj, të shprehur nëpërmjet përmbajtjes dhe nënshkrimit të kësaj Marrëveshje:




PALËT E PËRFSHIRA NË KËTË MARRËVESHJE:

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Aleanca për Ndryshim “PD-AN”

Kryetari Lulzim BASHA

Për Shoqatat Përfaqësuese të Personave me Aftësi të Kufizuara

Përfaqësuesit e tyre

Shoqata e Invalidëve të Punës, përfaqësuar nga Kryetari Z.Abdulla Omuri;

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, përfaqësuar nga Presidenti Av.Ardjan Hysa;

Shoqata e Personave me Dëmtime në Shtyllën Kurrizore të Shqipërisë, përfaqësuar nga Z.Sokol Murataj;

Forumi i Grave të Verbëra të Shqipërisë, përfaqësuar nga Znj.Drita Troplini;

Aleanca e Prindërve të Fëmijëve të Përsonave me Aftësi të Kufizuar dhe Handikapëve Mendor, përfaqësuar nga Znj.Blerina Rusta;

Forumi i Rinor i të Verbërve të Shqipërisë, përfaqësuar nga Z.Jonit Ferhati;

Klinika Ligjore Instituti Kombëtar i Ekspertizës së PAK, përfaqësuar nga Sekretari Z.Halil Cakoni

Forumi Rinor i Përsonave me Aftësi të Kufizuara, përfaqësuar nga Z.Ervin Muho.

Agjencia e Parandalimit të Verbërisë, përfaqësuar nga Znj.Esmeralda Murati;

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të Aftësisë së Kufizuar, përfaqësuar nga Z.Albert Pupe;

Bibloteka Kombëtare e të Verbërve, përfaqësuar nga z.Armand Nezha;

Bashkimi Shqipëtar i Organizatave të Aftësisë së Kufizuara, përfaqësuar nga Presidenti Dr.Av.Sinan Tafaj.

Shoqata Shqiptare në Mbrojtje të Aftësisë së Kufizuar SHSHMAK, përfaqësuar nga Znj.Nazike Veliu, Kryetare e degës së Tiranës.


FOTO :
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 1
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 2
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 3
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 4
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 5
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 6
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 7
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 8
Kopje origjinale e marrëveshjes e skanuar faqja 9
Name

Arsimi Broshura informuese,12,Gazeta,4,Ndihme me pajisjet teknologjike,1,NJOFTIME,194,Pajisje tifloteknike,71,Projekte,21,
ltr
item
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë: Marrëveshje bashkëpunimi ndërjmet shoqatave të PAK dhe PD
Marrëveshje bashkëpunimi ndërjmet shoqatave të PAK dhe PD
Marrëveshje bashkëpunimi ndërjmet shoqatave të PAK dhe PD
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiF-OEgdO1JwaJG4j7tbpOkqFiDK52nbAIBADe-7Hh9fff6ai7h-fqNHpSPgknNLGjfbJ7nSnMZQQmIIRDzd_jvWEP_WVeDuqx276z5f1BmSciwfNocMtjSiucla4zb9lXqqSDoJFHYY0pU/s16000/Marr%25C3%25ABveshje+bashk%25C3%25ABpunimi+nd%25C3%25ABrjmet+shoqatave+t%25C3%25AB+PAK+dhe+PD.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiF-OEgdO1JwaJG4j7tbpOkqFiDK52nbAIBADe-7Hh9fff6ai7h-fqNHpSPgknNLGjfbJ7nSnMZQQmIIRDzd_jvWEP_WVeDuqx276z5f1BmSciwfNocMtjSiucla4zb9lXqqSDoJFHYY0pU/s72-c/Marr%25C3%25ABveshje+bashk%25C3%25ABpunimi+nd%25C3%25ABrjmet+shoqatave+t%25C3%25AB+PAK+dhe+PD.png
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
https://www.shvsh.org.al/2021/04/marreveshje-bashkepunimi-nderjmet-shoqatave-te-pak-dhe-pd.html
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/2021/04/marreveshje-bashkepunimi-nderjmet-shoqatave-te-pak-dhe-pd.html
true
2104914723329470046
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy