Reagimi i Shoqatës së të verbërve të shqiperisë mbi terminologjinë fyese dhe diskriminuese gjatë komunikimit publik

foto kopertine
Date:01.04.2021

Ankesë

Lënda: Mbi përdorimin e terminologjisë fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj PAK,
               ndërmarrjen e masave për mos përsëritjen më të qëndrimeve të tilla

Baza Ligjore: Ligji 10019, “Kodi Zgjedhor I Republikës Shqipërisë”, datë 28.12.2008, I
                         ndryshuar, Ligji Nr 10221,“Për Mbrjojtjen nga Diskriminimi”, I ndryshuar, datë
                         04.02.2010

Drejtuar: Komisionerit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Zoti Ilirjan Celibashi.

Për Dijeni: SH.T.Z. Ilir Meta, President I Republikës së Shqipërisë.
                     Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.
                     Z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen Nga Diskriminimi.
                     Znj. Yuri Kim, Ambasadore e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
                     Z. Luigi Soreca, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
                     Z. Vincenzo Del Monaco, Ambasador i Prezencës së OSCE në Shqipëri.
                     Znj. Jozefa Gacek, kryetare e Misionit Vëzhgues të ODHIR në Shqipëri.
                     Medias Elektronike dhe të shkruar.

 

I  nderuar Zoti Celibashi

Më lejoni që në emër të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, e cila përfaqëson mbi 13500 familje të qytetarëve të verbër, të ju drejtohem nëpërmjet kësaj letër- ankese.

Qysh prej datës 25 Mars të gjitha partitë politike kanë filluar zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të datës 25 Prill.

Me keq ardhje kemi vënë re se në retorikën politike të përdorur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama vazhdimisht është përdorur një terminologji  e pa përshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e nuk flasin.

Për hir të së vërtetës nuk është hera e parë që Zoti Rama përdor një gjuhë të tillë komunikimi që përmban terma të tillë pexhorativ ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar. Kjo mënyrë e komunikimit publik e përdorur ndër vite ka hasur në kundërshtimin e fortë  të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Observacionet përfundimtare për Raportin fillestarë të Shqipërisë (CRPD/C/ALB/1), konstatim i cili është shprehur konkretisht në seksioni III “Fushat themelore të shqetësimit dhe rekomandimeve”, pika 5, gërma d, ku thuhet se: Përdorimi i gjuhës poshtëruese përkundrejt personave me aftësi të kufizuara përgjatë ligjeve, politikave dhe diskutimeve publike. Ndërkohë që në pikën 6 po të këtij seksioni ndër rekomandimet e tjera komiteti rekomandon gjithashtu si vijon:  Komiteti gjithashtu rekomandon që Shteti Palë të sigurojë që përdorimi i të gjithë gjuhës poshtëruese në lidhje me personat me aftësi të kufizuara të eliminohet nga të gjitha legjislacionet, dokumentet dhe diskutimet publike.

I nderuar Zoti Celibashi

Ne jemi të vetëdijshëm për tensionin e lartë që përftohet nga një fushatë elektorale e tillë, por kurrë sesi nuk mund të pajtohemi dhe nuk mund të jetë justifikim përdorimi i një terminologjie të tillë fyese dhe diskriminuese nga Kryeministri i një vendi i cili synon të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar.

Shqetësues është fakti që ka një vazhdimësi në paragjykimin, diskriminimin dhe fyerjen e personave që mbajnë poste publike të cilët janë kundër zotit Rama në opinione apo në krahë të ndryshëm politik. Përdorimi i krahasimeve diskriminuese nuk ngelet më në kontekst figurative, por real dhe të drejtë përdrejtë dhe dëmton direkt luftën e bërë prej 30 vitesh nga qytetarët me aftësi të kufizuar për të qënë të barabartë në shoqëri dhe jo të diskriminuar. Kur shembull i diskriminimit vjen direkt nga kryeministria në terminologjinë e komunikimit publik, përkthehet në një diskriminim shumë të fortë nga administrata publike.

 

Rasti I fundit ne perdorimin e termit’’qorr’;,’’shurdh’’, është fjalimi I mbajtur në Shirokë në datën 31.03.2021, në minutazhin 19-25  të regjistrimit  në linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=65YoCED4MKg

 

Ju bëjmë thirrje në bazë të kodit zgjedhor dhe legjislacionit në Shqipëri,të ndërmerren masat dhe sanksionet përkatëse

 

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, përfaqësuar nga:

Presidenti 
Av. Ardjan Hysa




FOTO :
foto 1
foto 2
Name

Arsimi Broshura informuese,12,Gazeta,4,Ndihme me pajisjet teknologjike,1,NJOFTIME,192,Pajisje tifloteknike,71,Projekte,21,
ltr
item
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë: Reagimi i Shoqatës së të verbërve të shqiperisë mbi terminologjinë fyese dhe diskriminuese gjatë komunikimit publik
Reagimi i Shoqatës së të verbërve të shqiperisë mbi terminologjinë fyese dhe diskriminuese gjatë komunikimit publik
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhqiCOa2RfcjYSzfIw9Hupn244VC4nCSr0e4JLY777AzvQdkraNBMpAoDMHWyjVHf8E9cijipqYGNZ_B_W4ChLhHJBNVn0thbk3he6WoY_rGJFvyBzalKBMlPCMY3WmqGlpjW_hHOr2H8_N/s16000/Reagimi+i+Shoqat%25C3%25ABs+s%25C3%25AB+t%25C3%25AB+verb%25C3%25ABrve+t%25C3%25AB+shqiperis%25C3%25AB+mbi+terminologjin%25C3%25AB+fyese+dhe+diskriminuese+gjat%25C3%25AB+komunikimit+publik.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhqiCOa2RfcjYSzfIw9Hupn244VC4nCSr0e4JLY777AzvQdkraNBMpAoDMHWyjVHf8E9cijipqYGNZ_B_W4ChLhHJBNVn0thbk3he6WoY_rGJFvyBzalKBMlPCMY3WmqGlpjW_hHOr2H8_N/s72-c/Reagimi+i+Shoqat%25C3%25ABs+s%25C3%25AB+t%25C3%25AB+verb%25C3%25ABrve+t%25C3%25AB+shqiperis%25C3%25AB+mbi+terminologjin%25C3%25AB+fyese+dhe+diskriminuese+gjat%25C3%25AB+komunikimit+publik.png
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
https://www.shvsh.org.al/2021/04/reagimi-i-shoqates-se-te-verberve-te.html
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/
https://www.shvsh.org.al/2021/04/reagimi-i-shoqates-se-te-verberve-te.html
true
2104914723329470046
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All REKOMANDUAR PER JU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Nuk u gjet ajo që kërkuat Kthehu në Kryefaqe E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhejtor tani 1 minutë më parë $$1$$ minuta më parë 1 orë më parë $$1$$ orë më parë Dje $$1$$ ditë më parë $$1$$ javë më parë më shume se 5 javë më parë Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy