Date:01.04.2021
Ankesë
Lënda: Mbi
përdorimin e terminologjisë fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj PAK,
ndërmarrjen e masave për
mos përsëritjen më të qëndrimeve të tilla
Baza Ligjore:
Ligji 10019, “Kodi Zgjedhor I Republikës Shqipërisë”, datë 28.12.2008, I
ndryshuar, Ligji
Nr 10221,“Për Mbrjojtjen nga Diskriminimi”, I ndryshuar, datë
04.02.2010
Drejtuar: Komisionerit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Zoti Ilirjan Celibashi.
Për Dijeni: SH.T.Z. Ilir Meta, President I Republikës së Shqipërisë.
Znj. Erinda Ballanca, Avokate e
Popullit.
Z. Robert Gajda, Komisioner për
Mbrojtjen Nga Diskriminimi.
Znj. Yuri Kim, Ambasadore
e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
Z. Luigi Soreca,
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Z. Vincenzo Del Monaco, Ambasador i
Prezencës së OSCE në Shqipëri.
Znj. Jozefa Gacek, kryetare
e Misionit Vëzhgues të ODHIR në Shqipëri.
Medias Elektronike
dhe të shkruar.
I nderuar Zoti Celibashi
Më lejoni që në emër
të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, e cila përfaqëson mbi 13500 familje të
qytetarëve të verbër, të ju drejtohem nëpërmjet kësaj letër- ankese.
Qysh prej datës 25
Mars të gjitha partitë politike kanë filluar zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare
të datës 25 Prill.
Me keq ardhje kemi vënë re se në retorikën politike
të përdorur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama
vazhdimisht është përdorur një terminologji
e pa përshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me
aftësi të kufizuar, konkretisht për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë
e nuk flasin.
I nderuar Zoti Celibashi
Ne jemi të vetëdijshëm për tensionin e lartë që përftohet
nga një fushatë elektorale e tillë, por kurrë sesi nuk mund të pajtohemi dhe
nuk mund të jetë justifikim përdorimi i një terminologjie të tillë fyese dhe
diskriminuese nga Kryeministri i një vendi i cili synon të jetë pjesë e
familjes së madhe të Bashkimit Europian ndaj komunitetit të personave me aftësi
të kufizuar.
Shqetësues është fakti që ka një vazhdimësi në
paragjykimin, diskriminimin dhe fyerjen e personave që mbajnë poste publike të
cilët janë kundër zotit Rama në opinione apo në krahë të ndryshëm politik. Përdorimi
i krahasimeve diskriminuese nuk ngelet më në kontekst figurative, por real dhe
të drejtë përdrejtë dhe dëmton direkt luftën e bërë prej 30 vitesh nga qytetarët
me aftësi të kufizuar për të qënë të barabartë në shoqëri dhe jo të
diskriminuar. Kur shembull i diskriminimit vjen direkt nga kryeministria në
terminologjinë e komunikimit publik, përkthehet në një diskriminim shumë të
fortë nga administrata publike.
Rasti I fundit ne perdorimin e
termit’’qorr’;,’’shurdh’’, është fjalimi I mbajtur në Shirokë në datën
31.03.2021, në minutazhin 19-25 të
regjistrimit në linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=65YoCED4MKg
Ju bëjmë thirrje në bazë të kodit zgjedhor dhe
legjislacionit në Shqipëri,të ndërmerren masat dhe sanksionet përkatëse
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, përfaqësuar
nga:
Av. Ardjan Hysa