Diten e premte me date 30..04.2021 u zhvillua aktiviteti i peste ne saje te projektit #Zeri_jot_degjohet me qjotetare te verber te cilet jetojne ne qytetin e Kavajes.
Ne saje te ketij projekti jane zhvilluar gjithsej 5 aktivitete me qytetare te verber nga bashkite Kamez, Durres, Belsh, Peqin, Kavaje, dhe te rinj te verber nga e gjithe Shqiperia. Per nje periudhe 6 mujore ky projekt u fokusua ne sherbimet speciale per qytetaret e verber, nevojat qe kjo kategori ka dhe cilat jane sherbimet te cilat jane te domosdoshme per ta.
Ne aktivitetin qe u zhvillua ne qyttin e Kavajes, i cili ishte edhe aktiviteti permbylles u be nje prezantim edhe i gjetjeve qe projekti ka bere persa i perket sherbimeve speciale per ta dhe u be dhe krahasimi i situates midis Bashkise Kavaje dhe bashkive te tjera fokus te ketij projekti per sherbimet qe ofrohen.
Sherbimet te cilat qytetaret e verber shprehen sa kane me se shumti nevoje ishin si:
- Sesione informuese
- Trajnime per bgritje kapacitetesh.
- Perkrahje me mjete te posacme.
- Kurse te dryshme per te verbrit.
- Lehtesira ne perdorimin e transportit publik.
- Informim i administrates publike per sjelljen dhe menyren e te vepruarit me qytetaret e verber
- Krijimin e vendeve te reja te punes per qytetaret e verber.
- Zhvillimi i aktiviteteve kulturore/letrare.
Mbeshtetja e personave te verber te cilet jane ne pune, ose jane ne kerkim te nje vendi pune me pajisje te posacme per ta mungonte edhe ne kete bashki. Veshtiresite per perballimin e barrierave qe shkaktn verberia u vu ne dukje nga pjesemarresit duke marre ne konsiderate edhe mos pasjen e nje politike sociale specifike per ata persona te cilet jane edhe ne nje moshe te madhe dhe e kane edhe me te pa mundur per marrjen e nje sere sherbimesh. Gjithashtu ky aktivitet u fokusua edhe ne nevojat qe te verberit e Kavajes kane dhe cila do te ishte menyra me e mire e qasjes ndaj qytetareve.