Diten e sotme me date 05.08.2021 ne emisionin "Koha per tu zgjuar", ne televizionin News 24 ka patur nje telefonate e cila ka krijuar jo pak shqetesime dhe kofuzion tek qytetaret e verber. Zoteria qe komunikoje ne telefon dekaroi se Shoqata e te Verberve ka krijuar degen e saje ne Shijak dhe u bente thirrje te gjithe qytetareve te verber qe jetojne ne Shijak te mos paraqiten me ne degen e Shoqates se te Verberve Durres, por mund te shkojne ne degen qe eshte krijuar ne Shijak.
Shoqata e te Verberve te Shqiperise pergenjeshtron dhe hedh poshte te gjithe zerat te cilet flasin ne emer te saje pa autorizim, apo pa patur kompetencat sipas statutit te saje. SHOQATA E TE VERBERVE TE SHQIPERISE NUK KA DEGE TE SAJE NE SHIJAK. Deklarimet e bera diten e sotme ne emsionin "Koha per tu zgjuar" ne televizionin News 24 jane TE PAVERTETA DHE KEQADASHESE per te perdorur emrin dhe besimin qe qytetaret kane ndaj SHVSH per perfitime personale. Bejme me dije te gjithe ata qe vazhdojne te keqperdorin emrin e organizates tone se perdorimi i emrit te nje institucioni pa patur asnjelloje tagri ligjore apo statutore nga organizata dhe keqinformimi i publikut me dashje per perfitime PERSONALE jane vepra penale qe denohen me LIGJ.
SHVSH do te angzhohet per ndnjekjen ne rruge ligjore e ketij rasti dhe te cdo rasti tjeter qe keqperdor dhe perveteson emrin e saje per perfitime PERSONALE.
SHVSH ju kerkon te gjithe qytetareve te verber te cilet kontaktohen nga persona te pa autorizuar nga ne te na vene ne dijeni ne menyre te tille qe te shmangin cdo lloje mashtrimi qe mund te pesojne nga individ te pa pergjegjshem duke perdorur emrin e organizates tone. Theksojme dhe nje here qe SHVSH nuk ka dege te saje ne Shijak, dega e Shoqates se te Verberve per qytetaret qe jetojne ne kete qytet vazhdon te jete ne Durres dhe kryetare e kesaj dege eshte Zonja Mercedes Shkoza.