Ditën e enjte me datë 16 Qershor u mbajt një konferencë në ambjentet e Tirana International Hotel nga Bashkimi Shqiptar I Organizatave të Aftësisë së Kufizuar dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë.
Me anë të një thirrjeje publike Presidenti I SHVSH Av. Ardjan Hysa I kërkojë politikës dhe politikanëve që të mbështesin kandidaturën e Dr. Av. Sinan Tafaj për pozicionin e Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së tij Zoti Hysa tha:” I bëjmë thirrje politikanëve që të shikojnë me prioritet dhe të vlerësojnë figurat që do të kandidojnë për Avokat të Popullit në sajë të aftësive dhe kontributeve që ata I kanë dhënë shoqërisë shqiptare. Dr. Av. Sinan Tafaj është një figurë që për 30 vjet ka dhënë kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, ka iniciuar hartim ligjesh të cilat kanë qënë bazë dhe për ligje të tjera. Zoti Sinan Tafaj është figura më e përshtatshme që mund të përfaqësojë jo vetëm personat me aftësi të kufizuar, por edhe të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë shqiptare. Ne I bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të mbështesin kandidaturën tonë dhe të japin një mesazh besimi, vlerësimi dhe mirënjohjeje ndaj kontributit që Dr.Av. Sinan Tafaj ka dhënë për shoqërinë shqiptare.
Deklarata e plotë për mediat:
DEKLARATË PËR MEDIAT
Bashkimi Shqiptar i Organizatave kombëtare e lokale të aftësisë së kufizuar si dhe Shoqata e të verbërve të Shqipërise ju bën të ditur se më datë…09.04.2022, …i janë drejtuar me shkrim 140 debutetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Nëpërmjet kësaj shkresë iu është kërkuar mbështetje, për kandidaturën e Dr.Av Sinan Tafaj për avokat të popullit. Pasi u janë shpjeguar rrethanat dhe vlerat e kandidaturës për të cilën kërkohet mbështetja, iu është kërkuar gjithashtu, prononsimi paraprakisht lidhur me mbështjetjen e kësaj kandidature. Ne kemi garantuar se nëse mbështjetja do jetë e qartë, e plotë dhe e sigurt, zoti Sinan Tafaj do të pranojë aplikimin e kandidaturës së tij.
Sot jemi para jush për të shprehur vullnetin e komunitetit të personave me aftësi të kufizuar si dhe nevojën e këtyre shtresave vunerabël për tu përfaqësuar në këtë institucion nga një person me aftësi të kufizuar.
Zoti Tafaj është një person i mirënjohur nga opinioni publik për kontributin mbi 30 vjecar në fushën e të drejtave të njeriut si avokat, përfaqësues dhe activist i kësaj kauze.
Zoti Tafaj është mbartës i një formimi akademik të shkëlqyer jo vetëm me gradë shkencore por edhe me botime të vlefshme në fushën ku ka ushtruar profesionin.
Për këtë arsye jemi këtu për të përsëritur publikisht thirrjen që i është drejtuar individualisht cdo debudeti të Kuvendit.
Ne besojmë në luajalitetin e politikës. Ne besojmë se politika do të vërtetojë në këtë rast se realisht dhe sinqerisht do respektojë vullnetin e qytetarëve jashtë llogarive partiake dhe individuale, duke u bashkuar rreth kandidaturës së Dr.Av Sinan Tafaj
Për Bashkimin Shqiptar të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar
Zv/Presidenti: Av.Sokol Murataj
Për Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë
Presidenti: Av. Ardjan Hysa