Pagesa per kompensimin e energjise elektrike per te verberit ka ndryshuar duke u bere per qytetaret e verber qe gezojne statusin e te verberit grupi i dyte nga 1400 (njemije e katerqind) Lek ne 2400 (dymije e katerqind) Lek, dhe per qytetaret e verber qe gezojne statusin e verberise grupi i pare nga 2000 (Dymije) Lek ne 3000 (tremije) Lek.
Me poshte VKM nr 616, date 22.09.2022 per keto ndryshime.
VENDIMNr. 616,
datë 22.9.2022
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 404, DATË 20.6.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË PËRFITIMIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR, NGA PERSONAT ME STATUSIN E TË VERBRIT DHE INVALIDIT, PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK, PËR FATURËN E ENERGJISË ELEKTRIKE DHE FATURËN E TELEFONISË FIKSE”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës;të nenit 12, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Në vendimin nr.404, datë 20.6.2012, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:1. Në pikat 1 dhe 2, fjalët “... 2 000 (dy mijë) lekë në muaj...” zëvendësohen me “...... 3 000 (tre mijë) lekë në muaj...”.2. Në pikën 3 të vendimit fjalët “... 1 400 (një mijë e katërqind) lekë në muaj ...” zëvendësohen me “... 2 400 (dy mijë e katërqind) lekë në muaj ...”.3. Kudo në vendim, emërtimet “Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta” dhe “Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta” zëvendësohen, përkatësisht, me “Ministri përgjegjës për çështjet sociale” dhe “Ministria përgjegjëse për çështjet sociale”.4. Ngarkohen Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi më 1 tetor 2022 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.ZËVENDËSKRYEMINISTËRBelinda Balluku