Forumi Rinor përshëndet kongresin e gjashtë të SHVSH
Ne të rinjtë aktivë të forumit rinor të vetëdijshëm për vështirësitë e kauzës, jemi të lumtur që në këtë kongres gjetëm ngrohtësinë e të gjithëve, por akoma më të lumtur për faktin që shqetësimet tona u pranuan nga gjithë kush. Falenderojmë secilin prej jush që propozimet tona u mirëpritën dhe i kërkuan organeve të SHVSH të përfshihen në planin e punës për 4 vitet e ardhëshme.
Ju jeni forca e veprimtarisë së SHVSH, por dhe e forumit. të përkrahim presidentin e rizgjedhur nga kongresi Z. Ardjan Hysa dhe të ndjekim politika për të krijuar sa më shumë lehtësira në jetën e komunitetit të të verbërve.
Të gjithë bashkë me vision për të ardhmen ishte sllogani që ne erdhëm në kongres, të kënaqur që sllogani u mirëprit, të gëzuar që kauza fitojë falë jush. Gjithkush që mendojë që mund të përfitojë, të rriti reputacionin për interesa personale mori një përgjigje në emër të të gjithë individëve të ngushtë në vision të ligë dhe abuzues me kauzën.
Tani na duhet të punojmë fort e më fort në vlerësim të besimit tuaj.
Vullneti dhe puna në sajë të qenurit të hapur e miqësorë me njëri tjetrin do sjellë një jetë më të denjë për të gjithë qytetarët e verbër.