Pagesa për shkak të verbërisë ka 15-të vjet që nuk ka patur asnjë rritje. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në vitin 2023, pasi Shërbimi Social Shtetëror me anë të Urdhrit nr 436, datë 22 Gusht 2023 ka njoftuar të gjitha Bashkitë dhe Njësitë Administrative se pagesa për shkak të verbërisë nga data 1 Shtator 2023 bëhet 14.092 (katërmbëdhjetëmijë e nëntëdhjetë e dy) Lekë. Ky ndryshim i pagesës vjen vetëm nga indeksimi dhe nuk konsiderohet dhe as të pretendohet nga asnjë instancë që pagesa për shkak të verbërisë është rritur.
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka ngritur vazhdimisht zërin se pagesat për shkak të verbërisë DUHETTË RRITEN pasi këto pagesa nuk kanë patur rritje që nga vitit 2009. Nga ky vit kanë ndodhur vetëm indeksime, të cilat jo gjithmonë kanë qenë të plota
I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të gjitha instancave përgjegjëse që të bëjnë parashikimet e nevojshme për rritjen e pagesës për shkak të verbërisë.
Urdhri i plotë për indeksimin e pagesës për shkak të verbërisë:
Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shërbimi Social Shtetëtor
Tiranë, më 22/08/2023
URDHËR Nr. 436, date 22.08.2023
MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR.277, DAT 18.06.1997, "PËR PERFITIMET NGA STATUSI I TË VERBERIT", I NDRYSHUAR.
Bazuar ne ligjin nr.57, datë 18.07.2019, "Për Asistencen Sociale në RSH", të pikës 4, te VKM nr.277, date 18.06.1997, "Për përfitimet nga statusi i të verbërit", i ndryshuar, si dhe VKM nr. 135, datë 07.03.2018 "Pëer miratimin e statutit të Shërbimit Social Sheteror", i ndryshuar,
URDHËROJ:
1. Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të pëcaktuar në piken 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.277, datë 18.06.1997, i ndryshuar, bëhet 14.092 (katërmbëdhjetëmijë e nëntëdhjetë e dy) lekë në muaj.
2. Të njëjten masë pagesë përfiton edhe kujdestari i të verbërit.
3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga 01.09.2023.