Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i është përgjigjur me solidaritet para ndeshjes kualifikuese të shumëpritur Shqipëri vs. Republika Çeke, kërkesës së Shoqatës së Të Verbërve të Shqipërisë. FSHF ka vendosur në dispozicion biletat falas për personat e verbër, duke u mundësuar atyre të jenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive në stadiumin "Air Albania".
Ky akt tregon një bashkëpunim të suksesshëm dhe ndërgjegjësim social. Biletat falas, në përgjigje të kërkesës së Shoqatës së Të Verbërve, kanë krijuar mundësinë për ta bërë futbollin më të arritshëm dhe emocionues për këtë komunitetin tonë
Ky shembull pozitiv reflekton përkushtimin e shoqërisë ndaj diversitetit dhe rëndësinë që sporti ka për të ndikuar në ndryshime thelbësore. Edhe në mungesë të një njoftimi formal nga FSHF, ky veprim i thjeshtë është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së të gjithëve, duke e theksuar që futbolli është një pasion i përbashkët për të gjithë.