Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë në fillim të muajit Dhjetor i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale parashikimin në Buxhet të shpërblimit për festat e fundvitit edhe për Personat me Aftësi të Kufizuar.
Me anë të Vendimit t= Këshillit të Ministrave nr 766, datë 20 Dhjetor 2023, Qeveria ka miratuar një shpërblim për disa kategori të veçanta ku përfshihen edhe përfituesit nga Statusi i të Verbërit.
Masa e parashikuar për këtë kategori është 5.000 (pesmijë) Lek
Vendimi i Plotë VENDIMNr. 766, datë 20.12.2023 PËR SHPËRBLIMIN E DISA KATEGORIVE TË VEÇANTA,PËR VITIN 2023 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1.Përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë familjet me fëmijë të grupmoshës 0–18 vjeç, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuara, përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, dhe fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje alternative, sipas ligjit nr.121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.2.Përfitojnëshpërblim financiar për vitin 2023, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, përfituesit e ndarë sipas kategorive të mëposhtme: a) Familjet e tjera, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;b) Personat me aftësi të kufizuara,sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”; c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar; ç)Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.3.Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 939 500 000 (nëntëqind e tridhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2023. 4.Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.